Përballja mes Elvir Muriqit dhe Clinton Woods është paraparë që të zhvillohet më 31 janar në Shefild të Anglisë
Boksieri Elvir Muriqi pas një pushimi 1 vjeçar sërish i kthehet ringut edhe atë kundër ish kampionit Clinton Woods. Kjo përballje do të zhvillohet më 31 janar në Shefield të Anglisë, kurse promotor i ndeshjes do jetë “Star Boxing” në krye me Jo Deguardi. Ndryshe, kosovari për këtë takim nga java e ardhshme do të shkojë në kampin e trajnerit Buddy McGirt në Florida ku do të qëndroj shtatë javë.
“Meqin e fundit e kam pasur më 31 janar të këtij viti me Jameel Wilson dhe të njëjtin e kam fituar me nokaut në raundin e katërt. Pas këtij dueli unë skam dal fare në ring, pasi promotori im Jo Deguardi nuk ka mundur të gjej kundershtar për mua, sepse shumica janë friksuar.
Tani ai ka rifilluar bisedimet me ish-kampionin e botës Clinton Woods, ditët e ardhshme pritet edhe zyrtarizmi i marveshjes. Javën e ardhshme do të filloj edhe përgatitjet maksimale në kampin e trajnerit Buddy McGirt në Florida të Amerikës”, pohoi ekskluzivisht për AlbanianBoxing, Elvir Muriqi.
“Kosova Kid” thotë se gjatë pushimit një vjeçar nga ringu, ai fare nuk ka pushuar, pasi gjithnjë ka shpresuar në një përballje. “Nuk kam pushuar pasi ‘Star Boxing’ shpesh më caktonte boksier, por më pas u anulonin për shkaqe të ndryshme. Në kampin në Florida besoj se do të kem sparing partner më të fortë në kategorinë time pasi një gjë e tillë më duhet”, pohoi Muriqi.
Elvir Muriqi aktualisht është boksieri i vetëm shqiptar i ranguar në Top-15 në renditjet botërore. Ai është i 10-ti në WBO, i 12-ti në WBA, i 13-ti në WBC dhe i 14-ti në IBF. “Nëse do të kisha edhe disa ndeshje sivjet unë me siguri se do të isha edhe me lart i ranguar në listën botërore. Por edhe me këtë sukses momentalisht që e kam jam i kënaqur shumë”, pohoi Muriqi.
Ndryshe, “Kosova Kid” pohon se është duke u munduar vazhdimisht të loboj për boksin kosovar, që së shpejti të anëtarësohet në EABA. “Jam i bindur se Kosovën së shpejti do ta shohim në arenën ndërkombëtare, për këtë jam angazhuar disa herë. Në të ardhmen kur të përfundoj karrierën unë dijeninë time do ja përcjelli boksierëve shqiptarë”, pohoi Muriqi, i cili shton se synim i tij në jetë është titulli i botës.
“Çdo boksier kur fillon një karrierë sportive ka një cak të caktuar, prandaj unë dua që gjithë arritjet që i kam bërë deri më tani në boksin profesional ti mbylli me një titull botëror”, pohoi Elvir Muriqi për AlbanianBoxing.
Muriqi bashkëpunon me Hanin dhe Seferin
“Kosova Kid” ka deklaruar se ka bashkëpunim me Nuri Seferin dhe Nasi Hani. Me këtë të fundit, Muriqi thotë se i ka ndihmuar në përballjën e fundit të “Gongut të artë”. “Me Seferin dhe Hanin bisedojmë shpesh herë për boksin, ndërkohë struganit i kam ndihmuar në meqin final të ‘Gongut të artë’ kundër anglezit Baster Woren”.
Muriqi për përballjen Seferi vs. Ali-Durmaz
Boksieri kosovar që jeton dhe vepron në Bronx të New York-ut, thotë se i njeh mirë kualitetet e Nuri Seferit por jo edhe të turkut Durmaz Muhamed Ali, megjithatë është i bindur se Nuriu do të del fitues.
Rekordi Profesional i Elvir Muriqit
39 Luftëra, 35 Fitore (22 KO), 4 Humbje.
|